Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dalë pozitiv me koronavirus. Lajmin e konfirmoi vetë ai përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”.

Gjiknuri njoftoi se ka simptoma të lehta dhe se ka filluar trajtimin mjekësor.

Në këto kushte, ai iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-Covid, me qëllim shmangien në masë të përhapjes së virusit.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet!”, shkruan Gjiknuri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *