Regjimi sirian dhe aleati i saj rus hodhën poshtë në formë të prerë akuzat e vendeve perëndimore në lidhje me sulmin e dyshuar kimik në Siri, ndërsa sa vijnë e rriten përpjekjet për të votuar një rezolutë dënimi në OKB.

 

Dy ditë pas sulmit ku u shënuan 86 të vdekur, Moska konfirmoi sot se Uashingtoni nuk zotëronte informacione “objektive”, “të besueshme” dhe “të vërteta” në momentin kur pala amerikane, franceze dhe britanike drejton gishtin ndaj regjimit të Bachar al-Assad.

 

Këshilli i Sigurisë pritet të mblidhet sërish në mesditë pas shtyrjes në prag të votimit të rezolutës, kohë e nevojshme në mënyrë që Perëndimorët të negociojnë me Rusinë.

 

Aleat i palëkundur i regjimit që prej fillimit të luftës në Siri gjashtë vite më parë, Moska ka votuar kundër në mënyrë të përsëritur në OKB për të shmangur një dënim të mundshëm të Damaskut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *