E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 47 minuta më parë
Vendi

Dallgët e forta dhe era pezullojnë lundrimin detar Vlorë-Brindisi

Moti i keq dhe erërat e forta pezullojnë lundrimin detar në Vlorë. Trageti i linjes me Brindisin nuk do të lundrojë drejt Italisë.

Sipas kapitenerisë se portit të Vlorës , drejtimi i eres  Jug-Jug-Perëndim ka sjelle një forcë të dallgeve  deri ne 6-7 ballë çka është shkaku i pezullimit të lundrimit të tragetit të linjës me Brindisin.

Trageti Galaxy  ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premte dhe  sapo ka perfunduar procesin e zbarkimit te pasagjereve dhe mjeteve është ankoruar në Portin e Vlorës .

Ndërsa në det të hapur dallgët  janë regjistruar 6-7 ballë brenda gjirit të Vlorës ato jane shënuar 4-5 balle .

Po ashtu është pezulluar edhe lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë