E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Dallga e emigracionit”/ Ilir Alimehmeti: Ne krijojmë mjekë e infermierë të mirë por nuk i vlerësojmë

Teksa shpopullimi i emigracioni vijon të mbetet një nga problemet kryesore në vendin tonë, mjeku Ilir Alimehmeti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis” për të diskutuar pikërisht rreth kësaj teme.

 

Reklamë

Si problem kryesor në lidhje me largimin e të sapodiplomuarve e jo vetëm, drejt vendeve të perëndimit, mjeku tha se është mosvlerësimi i tyre.

 

Alimehmeti u shpreh se universitetet shqiptare prodhojnë ‘produkte’ të mira që vlerësohen më shumë jashtë vendit se në Shqipëri.

 

“Kemi fuqinë prodhuese si universitete, për të kriujuar mjekë e infermierë të aftë për në Gjermani por vlerësimi që ne iu bëjmë atyre është krejt ndryshe. Ne nuk kemi asnjë mekanizëm konkret në dorë për t’i ndaluar të ikin. Nuk shoh ndonjë veprim në këtë drejtim.

Nuk i kemi pyetur ‘pse ikni’ dhe nuk i kemi analizuar seriozisht këto përgjigje. Pa e pranuar që ne kemi një fenomen shpopullimi ndryshe ne nuk do të bëjmë dot asgjë.”– u shpreh Alimehmeti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë