Ndotja e ajrit në Kinë është rikthyer në të njëjtin nivel që ishte përpara pandemisë së koronavirusit.

Sipas Organizatës joqeveritare “Greenpeace”, gjatë muajit prill vihet re se treguesit e cilësisë së ndotjes së ajrit janë pak më të larta se një vit më parë.

Periudha e bllokimit për parandalimin e koronavirusit solli një ulje të ndotjes në shumë vende të botë, ashtu edhe në Kinë. Ndalja e punimeve në fabrika riktheu qiejt e kaltër në Pekin, qytet i cili zakonisht vuan nga ndotja e lartë e ajrit përgjatë viteve të fundit.

Qytetarët në Pekin detyroheshin të mbanin maska në fytyrë kundër smogut më tepër se ndaj viruseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *