E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

DALIN PAMJET, shpërthim i fuqishëm në Lushnje, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta me parë në Lushnje. Burimet paraprake bëjnë me dije se nga shpërthimi një person ka ndërruar jetë, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në ambientet e një biznesi, teksa po kryheshin punime për ngritjen e një kapanoni. Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjetet kanë prekur linjën e tensionit të lartë dhe si pasojë ka ndodhur shpërthimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja dhe ambulanca e cila ka transportuar me urgjence të plagosurit dhe forca policore./Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë