Pas skandalit në Maqedoninë e Veriut ku u përfshinë prokurorja speciale Katica Janeva dhe disa biznesmenë, kanë dale në dritë pamjet dhe përgjime.

 

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar  në internet një video ku shihet se si të akuzuarit, tashmë të arrestuar për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski i njohur me pseudonimin Boki 13 dhe Zoran Milevski dalin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev me një valixhe plot me para.

 

Në kamerat e vendosura brenda shtëpisë, duket qartë se paratë janë marrë nga Boki 13 pasi i premtoi biznesmenit Kamcev, për të ndërhyrë në prokurorinë speciale saktësisht te prokurorja Katica Janeva për të mbyllur  çështjen penale të njohur si “perandoria” dhe për të liruar biznesmenin Orcev nga paraburgimi.

 

Në pjesën e parë të videos është filmuar numërimi i parave, ndërsa në pjesën e dytë nga kamerat e sigurisë shihen të dy personat  të cilën shantazhonin shumë biznesmenë më Shkup në këmbim të parave.

 

Gazeta italiane publikoi edhe një pjesë nga biseda në të cilën Boki i tregon Kamçevit se së shpejti do të lirohet nga akuza

 

Pronari i televizionit Boki 13 dyshohet ndër të tjera se i ka marrë 1,5 milionë euro  nga biznesmeni Orce Kamçev. Ky i fundit qe ka edhe shtetësi bullgare, njihet si një njeri i afërt i kryeministrit Bojko Borisov dhe një financues i fushatave të tij zgjedhore.

 

Korrupsioni dhe shantazhet në Maqedoninë e Veriut përfshinë në një skandal të përmasave të mëdha krerët e gjyqësorit, si dhe disa politikanë e biznesmenë.

 

Pronari i një televizioni në Shkup Bojan Jovanovski, i njohur ndryshe si Boki 13 së bashku me shtetasin Zoran Milevski-Kiçec kanë siguruar disa përgjime të biznesmenëve dhe politikanëve nga Prokuroria Speciale,  madje dyshohet se i kanë siguruar nga dora e prokurores speciale Katica Janeva dhe i kanë përdorur ato si shantazh me qëllim që të zhvatin para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *