Subscribe

Dalin pamjet e operacionit ndërkombëtar “Shpirti”, që goditi një grup që merrej me trafik droge, pastrim parash, kryente korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Operacioni është koordinuar nga selia e Eurojust në Hagë, ndërsa është zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK, Policisë së Shtetit dhe Antimafias italiane.

 

38 urdhër-arreste janë lëshuar nga prokuroria për anëtarët e bandës si edhe janë sekuestruar miliona euro pasuri. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, sasia e drogës e kapur është e madhe. Aksioni i autoriteteve është i ndarë mes Molfetta-s në Itali dhe Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *