Përvec rasteve fatkeqe të tre personave që kanë humbur jetën vetëm këtë të martë, nga spitali Infektiv vijnë edhe lajme të mira.

Ministrja Manastirliu konfirmoi se pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga Covid 19.

Madje sipas ministres, 2 prej tyre kane qene ne gjëndje të rëndë dhe ia kanë dalë të fitojnë betejen me kete virus te rrezikshëm. Në total janë 52 paciente që janë shëruar.

 

 

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga ?#COVID-19?
Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi??

Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga ?#COVID-19?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *