Gjykata e Shkodrës i ka dhënë këtë të mërkurë lirinë tre anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të Bajreve.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, togat e zeza pranuan kërkesën e avokatëve mbrojtës duke liruar nga qelia Ismet Idrizin, Asmer Bilalin dhe Samet Hallunin.

Masa e sigurisë arrest me burg u hoq edhe për kreun e bandës, Safet Bajrin, i cili do të vijojë të qëndrojë në qeli vetëm për vendimin penal të formës së prerë të ardhur nga Belgjika.  

Po ashtu trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Besmir Stroka vendosi të zëvendësonte masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin ndërsa zgjati afatet e paraburgimit për Behar dhe Ilir Bajrin.

Pjestaret e bandes akuzohet për një sërë veprash penale mes të cilave ajo e vrasjes gjobëvënies, trukimit të ndeshjeve dhe grupit të strukturuar kriminal

Në vitin 2018, forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH arrestuan 11 anëtarët e grupit bajri, por krimet e rënda shpallën moskompetencë duke ia kaluar dosjen serish gjykatës së Shkodrës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *