E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dalin kandidatët për drejtimin e degës së PD në Korçë

Andrea Mano, Mateo Balli dhe Elvin Bregu janë tre kandidaturat zyrtare për kryetar të degës së partisë Demokratike në Korcë.

 

Zgjedhje të cilat do të zhvillohen në juglindje ditën e diel. Kandidaturat zyrtare janë bërë me dije nga burime të konfirmuara brenda selisë blu të Korcës, ku bëhet fjalë për dy rikandidime dhe një emër të ri.

 

Reklamë

Andrea Mano kryetari aktual i degës së PD në Korccë kërkon mandatin e dytë radhazi teksa këtë herë gjen përballë dy kandidatë. Mateo Balli që vjen për herë të parë si kandidat për kreun e PD në juglindje, dhe Elvin Bregun.

 

Bregu kandidon per here të dytë pasi edhe në zgjedhjet e shkuara ka qënë në garë për titullarin e kësaj dege por fitues doli Andrea Mano.

 

Pritet që pas votimit të së dielës të mësohet edhe emri i ri i drejtuesit të degës së partisë demokratike në Korcë, nëse do të kemi të bëjmë me një emër të ri, apo Mano do të arrijë të marë mandatin e dytë në krye të kësaj force politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë