Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin ditën e sotme, u pas një sherri mes dy burrave, njëri prej tyre mori një goditje me thikë në kokë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, ku pas një sherri mes tyre, Ilir Koçilja 35-vjeç ka goditur me thikë në kokë 46-vjeçarin Halil Koka, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *