Subscribe

Pas dy vendimeve te qeverise qe zhbllokuan situatën e legalizimeve te banesavehttps://www.vizionplus.tv/wp-admin/edit.php?post_type=page, Drejtoria e Përgjithshme e Aluzin-it ka publikuar listën e personave qe përfitojnë nga ky proces.

 

1300 parcelave ne 11 qarqe te vendit iu është hapur drita jeshile për legalizim. Por cfare duhet te bëjnë mbi dy mije familjet qe sot kane gjetur emrin e tyre ne liste për te marre tapinë e tokës.

 

Përgjegjësi per kalimin e pronësisë ne Drejtorinë e Përgjithshme, Gentjan Mecaj, sqaron kryefamiljaret per nisjen e procedurave.

 

Nëse procedurat kryhen brenda 45 ditësh, banoret përfitojnë lehtësi financiare per marrjen e tapisë.

 

Lista emërore e kalimit te pronësisë se parcelës ndërtimore qytetarëve qe kane ngritur objektet toke shtetërore, te te treteve si dhe ata qe do te shpronësohen per token qe iu është zëne nga ndërtimet informale, pervecse ne shtyp është publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorisë se Përgjithshme te Agjencisë se Legalizimit te zonave informale.

 

Nje vit me pare qeveria bllokoi vendimet per kalimin ne pronësi te qytetareve te parcelave ndërtimore per te shmangur veprimtarinë rutine te administratës ne vite zgjedhore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *