Publikohen emrat e pritshëm të ministrave në kabinetin e ri qeveritar të Kosovës. Mediat kosovare shkruajnë se LDK ka propozuar si ministër të Brendshëm Agim Veliun, ndërsa ministër i Mbrojtjes pritet të jetë Anton Quni.

 

Në krye të Ministrisë së Bujqësisë është propozuar që të vendoset Besian Mustafa, ndërsa Hykmete Bajrami do të marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit. Sakaq, Vlora Dumoshi do të jetë ministre për Kulturën, ndërsa Lumir Abdixhiku do të qëndrojë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.

 

Si zëvendëskryeministër është propozuar emri i Avdullah Hotit. Kurse partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur si zëvendëskryeministër të dytë Haki Abazin. Po ashtu, VV ka propozuar emra edhe për Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë VV ka vendosur t’ja besojë Albulena Haxhiut.

 

Në krye të Ministrisë së Jashtme është planifikuar të qëndrojë Glauk Konjufca, ndërsa si ministër Financash pritet të jetë Besnik Bislimi. Ndërkaq, detyrën e ministres së Ekonomisë do ta kryejë Rozeta Hajdari, kurse atë të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

 

Ndërkohë, mediat kosovare raportojnë se kanë nisur edhe përplasjet e para në LDK. Mësohet se Vjosa Osmani nuk e pranon postin e kryeparlamentares, pasi ka kërkuar të jetë ministre e Brendshme dhe zëvendëskryeministre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *