Përbërja qeveritare e mandatarit Zoran Zaev tashmë është e kompletuar. Bëhet fjalë për 19 ministra që vijnë nga radhët e LSDM, BDI, Lëvizja BESA, PDSH.

Kjo Qeveri do të jetë me 7 ministra më pak se Qeveria e kaluar, pasi që janë hequr ministritë pa portofol.

Shumica e re parlamentare numëron 62 deputetë, ndërsa finalizimi i koalicionit midis dy partive më të mëdha LSDM dhe BDI i hapi rrugë votimit të Qeverisë së re që do të udhëhiqet nga kryetari socialdemokrat, Zoran Zaev.

Ja cila është përbërja e Qeverisë së tij:

Kryeministër – Zoran Zaev

Ministria e Mbrojtjes – Radmilla Shekerinska (LSDM)

Ministria e Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski (LSDM)

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani (BDI)

Ministria e Financave – Fatmir Besimi (BDI)

Ministria e Shëndetësisë – Venko Filipçe (LSDM)

Ministria e Drejtësisë – Bojan Mariçiq (LSDM)

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj Boçvarski (LSDM)

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi (BDI)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Arjanit Hoxha (Lëvizja BESA)

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës – ? (BDI)

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahpanska (LSDM)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Milla Carovska (LSDM)

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski (PLD)

Ministria e Kulturës – Irena Stefkovska (LSDM)

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini (BDI)

Ministria për Sistem Politik – Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi (BDI)

Sekretariati për Çështje Evropiane zv/kryeministër – Nikolla Dimitrov (LSDM)

Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi (LSDM)

Zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit – Lupço Nikollovski (LSDM). (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *