Subscribe

Zbardhet identiteti i dy motrave që u vranë me armë zjarri mesditën e kësaj të enjte në zonën e Astirit në Tiranë.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani dyshohet se janë qëlluar për vdekje nga shtetasi Perparim Ademi, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por banues në Tiranë.

Njëra prej motrave ka qënë e lidhur me 59 vjecarin, por dyshohet se sherri në cift ka degraduar këtë të enjte deri në krimin e dyfishtë.

Dyshohet se Ademi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri dy motrat dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi I ngjarjes.

Policia vazhdon ta kërkojë, autorin e dyshuar dhe për këtë gjë ka angazhuar shumë efektivë të drejtorisë së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *