Identifikohen të gjithë viktimat e aksidentit tragjik në qafe-Muzinë pasditen e kësaj të enjte.

Të pestë viktimat ishin duke udhëtuar me furgonin e linjës Tiranë-Sarandë që u përplas me një mjet “Land Rover” ku udhetonin tre vajza të reja.

Një devijim i gabuar i mjetit Land Rover ka shkaktuar përplasjen dhe më pas furgoni drejtuar nga Bardh Prodo doli nga rruga për të rënë në një kanal disa metra më poshtë.

Për pasojë gjeti vdekjen drejtuesi i furgonit të pasagjereve Bardhi Prodo 51 vjec nga Saranda, dy bashkëshortet Fiqiri dhe Drite Korcari 77 dhe 70 vjec.

Po ashtu mes viktimave janë edhe cifti i turisteve ukrainas Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç.

Nga furgoni e vetmja që ka mbijetuar ndonëse e plagosur dhe në spital është 25 vjecarja Greta Kaberdini.

Në krahun tjetër në mjetin Lan Rover kanë qënë tre vajza, nga të cilat në spital e plagosur por jashtë rrezikut është drejtuesja  Rexhina Celhaka nga Tirana 22 vjece.

Dy vajzat e tjera janë me shtetesi italiane, Ana Cascalvilla 23 vjece dhe Xhulia Parini 22-vjeçe me lëndime të lehta dhe që nuk kanë pasur nevoje të marrin ndihme mjekësore në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *