Subscribe

Një sherr banal mes një polici dhe një qytetari në Fier ka shkaktuar përdorimin e armëve dhe për pasojë plagosjen e të riut.

Vizion Plus ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së mbrëmjes së sotme në Fier me dy personat që përfunduan në spital, polici Shkëlqim Jahelezi nga grushat dhe 26-vjeçari Daniel Braçi nga plumbat.

Lexo edhe :

Related Posts

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 26-vjeçari është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar në vendin e quajtur “Ish-globi”.

Ai nuk është lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet Daniel Braçi, ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë një polic duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Ky i fundit, duke vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, ka nxjerrë armën dhe ka plagosur policin. Të dy janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *