E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dalin detajet nga plagosja e simpatizantit të LSI në Shëngjin

Kanë dalë detajet e para në lidhje me plagosjen e ndodhur në Shëngjin, ku një simpatizant i LSI-së mbeti i plagosur. Sipas policisë, ditën e sotme rreth orës 10:15 është marrë njoftim se në rrugën kryesore midis shkollës 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka pasur të shtëna me armë zjarri.

 

 

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, nga këqyrja është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë.  Në spital nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Reklamë

 

 

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë