Subscribe

Rreth 1 ton drogë është zbuluar sot nga policia e Durrësit, e cila ishte fshehur në një kamion fruta-perimesh që do të kalonte në Itali me destinacion Hollandën.

 

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, një shtetas maqedonas, si dhe ka vënë në pranga dy persona të tjerë të cilët dyshohen se kanë futur drogën në kamionin e mbushur me arka me kastraveca.

 

Njoftimi i policisë

 

Durrës, më 07.06.2017 Port- Durrës. Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme Cannabis Sattiva.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

 

Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Daf, me drejtues një shtetas maqedonas, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.

 

Në përfundim u konkludua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me katsraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.

 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *