Dalin detaje të reja nga vrasja e një nate më parë, në fshatin Rëmbec, të Bashkisë Maliq.

 

Burime te siguruara thanë se, viktima Nesti Sotir, ka qenë duke u kthyer së bashku me kopenë e bagëtive nga kullotat, për në stallat të cilat i ka shumë afër shtëpisë.

 

Kur ka qenë vetëm 50 m larg banesës, drejt kopesë së tij, janë sulur qentë e Velo Hazisllarit.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i viktimes, i cili për tu mbrojtur ka goditur me shkop qentë e autorit.

 

Kaq ka mjaftuar, për të pasur një përleshje me shkopinj mes viktimës dhe autorit, edhe me pas Velo Hazisllari, ka nxjerr një biçak, të cilin e kishte me vete, duke e goditur vetëm një herë në pjesën poshtë barkut 60 vjeçarin.

 

Goditja ka prekur arterien kryesore, çka ka qenë fatale për jetën e 60 vjeçarit. Të njëjtat burime thanë se autori dhe viktima, edhe duke qenë fqinj, ata kishin shumë vite që  nuk flisnin me njëri-tjetrit, shkak është bërë ndarja e një depoje që do të përdorej gjatë këtyre viteve nga të dy për stallë bagëtish.

 

Grindje të vazhdueshme, mes Sotirit dhe Hazisllarit, ka pasur edhe për kullotat. Autori, për shkak të plagëve që ka marrë gjatë përleshjes me shkopinj ndodhet i shtruar në spitalin e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *