E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dalin analizat e pacientit të dyshuar me koronavirus në Kosovë

Koronavirusi nuk ka mbërritur akoma as në Kosovë. Këtë të hënë u dyshua për një paciente se ishte e prekur, por pas analizave ajo rezultoi negative.

 

Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për një grua rreth të 30-ave e cila sapo ishte kthyer në Kosovë pas disa ditësh pushime në Itali. Ajo u shtrua mbrëmjen e të dielës në Klinikën Infektive në Kosovë me shenja të gripit dhe pas dyshimeve ju bë edhe analiza e koronavirusit.

 

Reklamë

Por për fat të mirë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ajo ka rezultuar negative. IKSHP njoftoi se pacientja ka patur ethe, djegie të syve dhe rrjedhje hundësh.

 

Kjo nuk është hera e parë që në Kosovë dyshohet për një rast me koronavirus. Disa ditë më parë bëhej fjalë për një shtetase kineze, por edhe ajo pas analizave rezultoi negative.

Vazhdo të lexosh

Reklamë