E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Daku shënon dy herë brenda 10 minutave në Rusi

Mirlind Daku nuk arriti të shënojë në dy ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, por ka realizuar dy herë sapo është kthyer në Rusi.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë brenda 10 minutash në sfidën e kampionatit rus mes Rubin Kazan dhe Akron Toljati.

Goli i parë erdhi në minutën e 10 të ndeshjes, kur sulmuesi përfitoi nga një harkim në zonë për t’i paraprirë mbrojtësit dhe për të shënuar me një diagonale të shkëlqyer.

Vetëm 10 minuta më vonë, ai shënoi edhe golin e dytë në një aksion që e nisi vete dhe më pas përfitoi nga një grushtim jo i mirë i portierit për të çuar topin në rrjetë duke çarë me forcë mes mbrojtësve.

Daku shkoi në kuotën e 8 golave në këtë edicion në kampionatin rus, duke qenë një nga pretendentët për “Këpucën e Artë” të kampionatit.

 

Vazhdo të lexosh