Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat për arrestimin e tij.

 

Në një postim në “Facebook”, Dako duke u ndalur tek deklarata e Berishës se ka folur me një ambasador për arrestimin e tij, theksoi se ai po shpif pasi asnjë ambasador nuk shkon tek një politikan për të folur për arrestime njerëzish.

 

Teksa paralajmëroi se do të depozitonte për shpifje padinë e radhës kundër PD në gjykatë, Dako nuk nguroi të thumbonte edhe Salianjin.

 

“Saliu paska folur me një ambasador për arrestimin tim! Kurse unë flas përditë me qytetarë për arrestimin e Saliut, qëkur ky plak sherrxhi iku nga pushteti dhe nuk e kupton mileti si ka mundësi që ky që vrau e vodhi si askush në histori është akoma i lirë!!.. Saliu shpif se nuk ka ambasador të shkojë tek një politikan dhe t’i flasë për arrestime njerëzish. Vetëm ky dhe Bujari kane arritur të thonë këtë budallallëk! Ndërsa unë them vetëm të vërtetën, se s’ka shqiptar të ndershëm që të mos e dojë arrestimin e këtij njeriu që vetëm sherrin i pa Shqipëria. Megjithatë, për mua Saliu le te rrijë aty ku është bashkë me toçin e vet dhe le ta shohin me dylbi Durrësin! Ndërkohë unë po e çoj në gjyq edhe për këtë ambasadorin dhe ishalla po më sjell Qim Pekën dëshmitar në emër të ambasadorit, ose edhe atë larvën, Salianjin e pranoj po me kusht që të paguajë PD edhe dezinfektimin e gjykatës kur të ikë larva.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *