Subscribe

 

Kryetari i bashkisë së Durrësit i ka cilësuar thashetheme akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha. I pyetur nga gazetarët në lidhje me përgjimet e fundit që pretendon opozita se përmendet edhe emri i tij, Dako tha se është shumë i qetë pasi nuk ka asgjë te vërtete. Sipas kryebashkiaku akuzat janë thjesht baltosje dhe lidhen me faktin qe opozita humbi thelle ne zgjedhjet e fundit parlamentare

 

“Nuk ia vlen që të merremi pafundësisht me këtë temë. Unë e kam dhënë përgjigjen time, jam shumë i qetë, vazhdoj të punoj në dobi të qytetarëve. Ne punojmë, nuk merremi me llafe. Fjalët janë të tepërta, ne jemi të përqendruar te puna. Padyshim që i hedh poshtë këto akuza. Nuk i marr në konsideratë, janë thjesht thashethemnaja për të baltosur Durrësin sepse kanë mbetur mjeranë me 4 deputetë dhe kjo i shqetëson shumë”

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Vangjush Dakon se u dha tendera grupeve te krimit ne këmbim te blerjes se votave te 25 qershorit. Sipas liderit te opozitës, te gjitha veprimet janë bere me dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *