Deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hazifi, i kanë dërguar një letër kreut të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, ku kërkojnë zbatimin e statutit të partisë për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Dy deputetet kërkojnë që kongresi të përcaktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve për kryetar, në bazë të parimit “Një anëtar, një votë”, bazuar në nenin 26 të statutit. Gjithashtu, kërkohet që gjatë punimeve të forumit më të lartë vendimmarrës të PS, kandidatët e mundshëm për kryetar të paraqesin platformat e tyre. Në letrën drejtuar Gramoz Ruçit, kërkohet mbledhja e asamblesë para zhvillimit të kongresit të partisë, i caktuar të mbahet më datë 19 mars. Në këtë mbledhje, Dade dhe Hafizi kërkojnë që të paraqiten të gjitha propozimet lidhur me ndryshimet në statutin e partisë, që do të hidhen për diskutim dhe më pas për miratim në kongres. Me këtë lëvizje, dy deputetet i bashkohen qëndrimit te Ben Blushit per hapjen e garës per kryetar ne Partine Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *