Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin. Për sekretar të përgjithshëm, ka vetëm një kandidaturë, ajo e Gramoz Ruçit. Ka qenë kryetari Edi Rama, i cili ka propozuar emrat për anëtarë të këtyre strukturave. Menjëherë pasi janë lexuar emrat për anëtarë të kryesisë, Arta Dade ka deklaruar se tërhiqet, pasi sipas saj, zhvillimet e fundit në PS, kanë rënë ndesh me parimet e saj. Nga gara për anëtar kryesie është tërhequr edhe Namik Dokle, i cili ka shpjeguar se e bën ketë hap për shkak të moshës. Zgjedhjet për kupolën e PS-së janë sulmuar nga deputeti Ben Blushi, i cili nuk ishte pjesë e propozimeve të kryetarit. Ai ka deklaruar për mediat se Rama po bën pjesë të kryesisë vartësit e tij. Blushi e konsideron kryesinë që pritet të dalë nga votimet si lavariçe me njerëz mediokër, kanabistë dhe rilindas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *