Ministri serb i punëve të jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar sot se Serbia nuk do të dëgjojë SHBA sa i takon çështjes së Kosovës, pavarësisht se siç tha vetë ministri, ai është avokat i raporteve të mira me shtetet e bashkuara.

 

Në ditën e Amerikës në Parlamentin serb, Daçiç tha gjithashtu se kushdo tjetër që tenton t’i bëjë presion Beogradit që ta njohë Kosovën, nuk do të ketë sukses.

 

IVICA DACIC

MINISTRI SER BI PUNEVE TE JASHTME

“Një qasje e tillë për çështjen e zgjidhjes së situatës në Kosovës nuk do të ketë kurrë sukses. Ne kemi nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe vazhdojmë të jemi partner konstruktiv në dialog”

 

Daçiç akuzoi ndërkombëtarët për njëanshmëri dhe se sipas tij ata po kërkojnë të mbrojnë gabimin që bënë, kur krijuan Kosovën.  Ai tha gjithashtu se raportet e Serbisë me Rusinë nuk kanë të bëjnë aspak me raportet që ka Beogradi me shtetet perëndimore.

 

 

“Kur ka qenë hera e fundit kur një president amerikan ka vizituar Serbinë? Shumë nga ne as që ishim në jetë. Kryeministrja e fundit e Britanisë që na vizitoi ishte Margaret Thatcher. Ata kanë vizituar të gjitha shtetet e tjera, a mendoni se ata nuk e vizitojnë Serbinë veç pse nuk është e fortë? Jo, si mundet që ne të kemi një raportet partneriteti me shtetet që nuk janë në interesin tonë”

 

Ministri i Jashtëm deklaroi se Serbia do të kërkojë një seancë të posaçme urgjente në Këshillin e Sigurimit në OKB-së

 

“Presidenti ka zhvilluar intensivisht diskutime për këtë temë gjatë gjithë këtyre javëve dhe muajve. Fatkeqësisht, vendimet nuk mund të merren në seancën e Këshillit të Sigurimit, sepse ato vendime kërkojnë konsensus, por mund të thuhet serioziteti i situatës”

 

Sipas shefit të diplomacisë serbe seanca do kërkohet të mbahet muajin e ardhshëm, pasi deri në 1 tetor, Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara kryesohet nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *