Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka provokuar jo pak me deklaratatat e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB  kunder ambasadores se  Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Dacic publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së Citakut e cila I takon kohës së lindjes së ambasadores , periudhe kur Kosova ishte nën  pushtimin serb e normalisht dokumentet zyrtare ishin në gjuhën serbe.

 

Teksa mbante certikaten në dorë kryediplomati serb I drejtohej zyrtares së Kosovës duke thënë: “Ti ende je qytetare e Serbisë.”

 

Në fjalën e tij para OKB-së, Ivica Daçiç I bëri thirrje sërish autoriteteve të Kosovës që të heqin sa më shpejt taksen ndaj produkteve serbe në Kosovë e në këtë mënyrë do të ishte me e lehte edhe rinisja e dialogut mes dy vendeve.

 

Po e menjehershme ka qene reagimi i Citakut. Nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale ajo tha se Serbia i ka vjedhur Kosoves, regjistrat kadastral dhe civil. Pavaresisht ketij intimidimi, Kosova eshte ketu te qendroje, shtoi ambasadorja e Kosoves ne SHBA.

 

Serbia na i ka vjedhur regjistrat civil, kadastral, artefakte e shumë të tjera. Një nga këto mijëra regjistra të vjedhur u shpalos dje në Këshillin e Sigurimit nga ministri i jashtëm serb, certifikata ime e lindjes. Normalisht se ai ka dashur të më frikësojë mua, por ka dështuar keq. Kosova është këtu të qëndrojë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *