Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 July 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë zjarri në Bushat

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen...

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit...

Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin! Ish-deputeti...

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua...

Kryetari i Bashkisë së New York-ut: Netanyahu e ka...

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e Emirateve, kërkohet...

Daçiç: Serbia dhe Kroacia ‘të garojnë në ndërtimin e paqes’

6 Janar 17:12

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha, më 6 janar në Zagreb, se Serbia dhe Kroacia, në vend të urrejtjes, duhet të bëjnë garë në ndërtimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira, si dhe të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut, raporton agjencia Beta. Arsyeja e vizitës së Daçiqit në Zagreb është pritja e Krishtlindjeve e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, ku marrin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë.

 

 

 

Shefi i diplomacisë serbe tha se “marrëdhëniet më të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të popullit serb dhe kroat, por edhe të gjithë rajonit. “Ardhja ime këtu përqon një mesazh të fortë për nevojën për bisedime dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve aktuale ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit. Ne nuk mendojmë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasim dhe të merremi vesh. Prandaj edhe jemi sot këtu”, tha Daçiq.

 

 

 

Ai theksoi se ringjallja e dialogut konstruktiv midis Beogradit dhe Zagrebit, në baza të barabarta, është “e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura që vazhdojnë të rëndojnë” marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. “Serbët dhe kroatët kanë shumë interesa të përbashkëta. Pavarësisht se çfarë ndodhi 10 apo 30 vjet më parë, ne duhet të shikojmë çështjet që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojmë njësoj”, tha Daçiq.

 

 

Bashkë me Daçiqin, në pritjen e Krishtlindjeve në Këshillit Kombëtar Serb, të pranishëm janë edhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë, ministrja për Integrim Evropian e Serbisë, Tanja Mishçeviq, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe i Pakicave i Qeverisë së Serbisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov, si dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Të pranishëm janë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë, përfshirë kryeministrin Andrej Plenkoviq.

 

 

Nikoqiri, kryetari i Partisë së Pavarur Demokratike Serbe në Kroaci, Milorad Pupovac, tha se detyra kryesore e politikanëve serbë dhe kroatë është të heshtin gjuhën e urrejtjes. “Në kontekstin aktual, veçanërisht është e rëndësishme të heshtet gjuhën e urrejtjes dhe çdo glorifikim i kriminelëve si heronj kombëtarë. Heshtja e zërave të urrejtjes është detyrë parësore për ne që flasim nga foltoret politike dhe kishtare”, tha Pupovac duke hapur tubimin.

 

 

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët e Serbisë dhe Kroacisë shkëmbyen retorikë të ashpër. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje u tronditën më tej nga rasti që Serbia nisi, në qershor të vitit 2022, kundër pilotëve kroatë, duke i akuzuar ata për krime lufte. Prokuroria në Serbi i akuzoi pilotët se “hodhën raketa mbi një kolonë refugjatësh serbë”, të cilët po iknin para operacionit të ushtrisë kroate “Stuhia”, në gusht të vitit 1995. Në gusht të vitit 2022, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin gjyqësor, me të cilin u konfirmua aktakuza.

 

 

Ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Malenica deklaroi, në gusht të vitit 2022, se aktakuza kundër pilotëve kroatë mund të bllokojë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Një nga problemet më të mëdha në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është çështja e të pagjeturve, të zhdukur gjatë luftës.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Daçiç Kroacia Paqe Serbia

Nga e njëjta kategori

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

më shumë...

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin! Ish-deputeti nxirret nga salla (VIDEO)

më shumë...

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i braktisur buzë detit, dyshohet se u përket autorëve

më shumë...

Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë: Këtë vit mbi 55 mijë aplikime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:37

Të shtëna me armë zjarri në Bushat

10:34

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:17

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari...

10:03

Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të...

9:44

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

9:14

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep...

8:55

Alarm në malin e Çikës, pesë turistë...

8:35

Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy...

8:32

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

8:14

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me...

7:24

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati...

7:11

Kryetari i Bashkisë së New York-ut: Netanyahu...

6:35

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

6:26

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e...

6:20

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

5:29

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i...

5:14

Përplasje e re mes Teheranit dhe Uashingtonit!...

5:06

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset...

4:50

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së...

4:37

Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre...

Më të klikuarat

  • Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti
  • 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale “u...
  • Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura der...
  • “Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim” parash...
  • Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tensi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.