Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se nga  Ssamiti i Berlinit të ketë karakter historik për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Shefi I diplomacisë serbe ka theksuar se, Samiti mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse Prishtina detyrohet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

 

“Nëse nuk bëhet presion mbi Prishtinën, vështirë se mund të priten përparime spektakolare në lidhje me vazhdimin e dialogut. Duke pasur parasysh pjesëmarrësit e takimit, nuk besoj se do të ketë presion ndaj Prishtinës, mendoj se do të ketë shumë fjalë, por pak rezultate konkrete”.

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë pritur këtë të hënë në Berlin, lidërët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *