Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç është takuar këtë të hënë me  ambasadorin e sapo emëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey.

 

Në këtë takim Daçiç ka informuar ambasadorin e ri amerikan për pikëpamjet e Serbisë për çështjet aktuale të politikës së Jashtme si dhe diskutuan edhe për çështjen e Kosovës.

 

“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën, dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjes. I kam thënë se ne kemi mirëkuptim dhe e kuptojmë se ata janë të pakënaqur, sepse janë 30 shtete që e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Sot është shumë e vështirë ta gjeni ndonjë shtet që sot do ta njohë Kosovën, sepse situata në bashkësinë ndërkombëtare ka ndryshuar”.

 

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se kjo nuk është gjëja kryesore por Serbia dëshiron ta theksojë se pa pjesëmarrjen e saj nuk mund të arrihet një kompromis. Ai po ashtu theksoi se numri i 116 shteteve që kanë njohur Kosovën është i rremë.

 

“Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin kampanja për njohje duke përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, por biseda jonë ka qenë shumë konrrekte, është në interesim tonë të gjejmë interes të përbashkët me SHBA-në dhe të kemi raporte korrekte se çka do të ishte në interes të Serbisë dhe Amerikës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *