Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
04 May 2026
Vizion fokus

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po diskutojmë për...

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania:...

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Një...

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në...

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy detajet që...

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes që nuk...

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më e re...

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshme! Zoti...

Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për aksidentin e...

Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër viktima dhe...

Daçiç: Raportet Serbi-Mal i Zi janë problematike

14 Janar 12:09

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është shprehur se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Podgoricës janë shumë të këqija për shkak të miratimit të ligjit malazez për lirinë e fesë duke shtuar se kushdo që e pranon këtë ligj në Serbi e “tradhton vendin e tij”.

 

Në një intervistë për mediat ai është shprehur se ai që e toleron këtë ligj, tradhton vendin e tij, por problemi është se këtu bëhet fjalë për qarqe interesi.

 

Ai hodhi poshtë akuzat e një grupi intelektualësh nga ish-Jugosllavia, të cilët, përmes një apeli, thanë se Beogradi po kërcënonte paqen dhe stabilitetin “në Malin e Zi dhe rajon”. Në këtë apel i kërkohet komunitetit ndërkombëtar të dënojë fushatat politike, të kishës dhe mediave në Serbi.

 

“Asnjëherë nuk kemi thënë që duam që Mali i Zi të jetë i bashkuar me Serbinë, e as nuk kemi miratuar ndonjë akt që do të kishte ndonjë lidhje me marrëdhëniet e brendshme në Mal të Zi. Malazezët vazhdimisht pretendojnë se Serbia kinse dëshiron të jetë përsëri në të njëjtin shtet me Malin e Zi. Jo se ne nuk duam, por është një histori e mbaruar”, tha Daçiç.

 

Ai deklaroi se Serbia ka shprehur pakënaqësinë e saj për miratimin e ligjit, për të cilin beson se ishte drejtuar kundër popullit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe, dhe u kërkoi autoriteteve malazeze që të zgjidhin problemin në paqe dhe dialog.

 

Ligji kundërshtohet fuqishëm nga Kisha Ortodokse Serbe, zyrtarë dhe një pjesë e opozitës në Serbi.

 

Ajo që është e diskutueshme, është formulimi në ligj sipas të cilit “të gjitha objektet fetare që ishin pronë e shtetit të Malit të Zi, para humbjes së pavarësisë së tij më 1918, dhe që më vonë nuk u bë pronë legale e një komuniteti fetar, do të njihen si pronë e shtetit./REL

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
Mal i Zi Raporte Serbi

Nga e njëjta kategori

Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për Serbinë!

më shumë...

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti publik dhe lundrimi në Greqi, kërkohet përmirësim i kushteve të punës

më shumë...

Një person dënohet me dy vjet burgim për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

më shumë...

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet dëshmia e 89-vjeçarit: Nuk doja të vrisja askënd, ja pse e bëra

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po...

10:22

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane...

9:44

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në...

9:11

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi...

8:42

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy...

8:27

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes...

8:00

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më...

7:39

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e...

7:31

Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për...

6:50

Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër...

6:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, turisti...

6:33

Sulmohet një anije që transportonte mallra me...

6:22

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve...

6:06

Natë e përgjakshme në Ukrainë, shkon në...

5:51

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV,...

5:13

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin,...

4:32

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në...

4:01

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa...

3:27

Përplasi për vdekje dy të miturit në...

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

Më të klikuarat

  • Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici:...
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.