Subscribe

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç njëherësh lider i Partisë Socialiste të Serbisë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatën e Hagës për krimet e luftës. Kjo deklaratë e tij për mediat serbe vjen pas dokumenteve të publikuara nga qeveria Haradinaj për përfshirjen e tij në vitin 1999 në fshehjen e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

 

 IVICA DAÇIÇ

 

MINISTER I JASHTEM I SERBISE

 

Pavarësisht gjithçkaje, unë jam i gatshëm të shkoj në Gjykatën Speciale në Hagë, kam tonelata materiale që më së miri tregojnë se kush e dëboi kë nga Kosova. Aq sa Kosova është shtet, aq i besueshëm është edhe ky raport për të cilin fantazon këshilltari i Behgjet Pacollit.

 

Më herët këshilltari i politikës së jashtme Jetlir Zyberaj bëri publike   procesverbalin e mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të partisë socialiste serbe në shkurt të vitit 1999. Sipas tij dokumentet  të cilat implikojnë Ivica Dacic, kishin për qëllim për të mbuluar masakrën dhe dëbimin masiv të shqiptarëve.

 

JETLIR ZYBERAJ

 

KESHILLTAR, MINISTRIA E JASHTME KOSOVE

 

Ky është një dokument zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë. Në këtë dokument të Këshillit Qendror të partisë, ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtepitë të qytetarëve të Kosovës, me qellimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në. Në mesin e shumë emrave të njohur aty, që ishin kreaturë e aparatit të dhunës në kohën e Millosheviçit, mund të shihet edhe Ivica Daciçiç.

 

 

Prishtina dhe Beogradi kane shkembyar akuza ditet e fundit pas deklarates se presidentti serb Aleksander Vucic I cili mohoi masakren e Recakut. Qendrimet e tij u kritikuan edhe nga nderkombetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *