E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Daçiç me akuza të reja për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me letrën e Kosovës drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krimet e Serbisë.

 

Në reagimin e tij për mediat serbe, shefi i diplomacisë ka thënë se zyrtarët e politikës kosovare duhet të “tërhiqen nga letrat sepse të gjithë i kanë lexuar që shumë kohë”.

 

Reklamë

 “Ata kërkojnë të gjykohen krimet e supozuara të Serbisë nga e kaluara por ende vazhdojnë të bëjnë terror ndaj serbëve në Kosovë? Bashkëkombasit tanë arrestohen dhe u konfiskohen pronat, i përjashtojnë nga postet ministrore për shkak të gënjeshtrave, kurse me taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe e pengojnë jetesën e mbarë popullit tonë”.

 

Ndër të tjera Daçiç është shprehur se letra e Kosovës për SHBA-të dhe partnerët evropianë është shenjë e frikës për ngritjen e akuzave për ish ushtarët e UÇK-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë