Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është shprehur i bindur se SHBA-ta kanë ndërprerë komunikimin me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Sipas mediave serbe, shefi i diplomacisë serbe ka thënë se lidhur me këtë çështje ka mësuar nga media, por përkujton se Administrata amerikane nuk e sheh Kosovën si  ‘një foshnjë të vetën’, por po përpiqet të jetë objektive.

“Mendoj se kjo është e mirë. Në përgjithësi, politika e jashtme dhe e brendshme e Kosovës janë në një defansivë të madhe. Nuk janë më një foshnjë e Perëndimit, por një problem. Ata janë pengesë për zgjidhje paqësore në Kosovë”.

 

Nga ana tjetër ai thekson se pozita e Serbisë po bëhet gjithnjë më e fortë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *