Subscribe

Beogradi zyrtar këmbëngul në qëndrimin për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës duke e quajtur këtë një kërkesë të njëashme që nuk i përshtatet aspak linjës së dialogut të ndërmjetësuar. Kryetari i Parlamentit serb, Ivica Daçiç shprehet se zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes kompromisit.

 

IVICA DAÇIÇ

KRYETAR I PARLAMENTIT TE SERBISE

 “Kërkesa për njohjen e pavarësisë nuk është kompromis, ajo është kërkesë e palës në Prishtinë. Çështja e statusit të Kosovës është e pazgjidhur, përderisa nuk pranohet në Kombet e Bashkuara. Ne nuk do të njohim asnjë zgjidhje të njëanshme. Thjesht duam të flasim, të vazhdojmë dialogun. Për mua është e pranueshme gjithçka që nënkupton ndonjë kompromis që përfshin interesat e të dy palëve.”

 

Daçiç e gjykon situatën reale të marrëdhënieve mes dy vendeve si të paalternativë, duke u shprehur se mungesa e kompromisit do të parashtronte të tjera mundësi, ndoshta luftë.

 

“Pavarësisht nga fakti se 99 përqind e serbëve do të thoshin se Kosova është pjesë e Serbisë, Serbia nuk ka sovranitet të plotë në Prishtinë. Por as Prishtina nuk ka sovranitet të plotë në veri të Kosovës. Kjo është situata në terren. A mund të ndryshohet kjo situatë në terren përveç se me luftë? A mund të ndryshohet, për shembull, me kompromis? Kjo është e mundur. Më mirë me kompromis, sesa dikush të provojë të bëjë diçka tjetër.”

 

Kryetari i parlamentit serb gjithashtu ka pëerjashtuar mundësinë që Kosova të padisë Serbinë për genocide, ashtu sikurëse ka paralajëmruar kryeministri Kurti. Sipas Daçiç, kjo është ligjërisht e pamundur pasi Kosova nuk mund të paraqitet si paditëse, sepse nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *