Subscribe

Takimi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor i cili do të mbahet ne 29 prill premton një mundësi shumë të mirë për bisedimet Prishtinë-Beograd.

 

Liderët e të dy vendeve do të takohen për herë të parë pas 5 muajve ngërçi të dialogut i cili u pezullua për shkak të taksës 100% ndaj mallrave serbe.

 

Por ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic në një intervistë për median ruse, Rusia Today nuk sheh asnjë sinjal per kompromis.

 

 “Duhet të jetë e qartë për të gjithë se shqiptarët janë pengesa më e madhe për arritjen e një marrëveshjeje. Jo vetëm opozita, por edhe qeveria e Kosovës ka krijuar një platformë kundër këtij dialogu, sepse platforma e tyre nuk lejon asnjë kompromis. Të gjithë duhet të jenë të qartë se asnjë komb në Evropë nuk ka dy shtete. Populli shqiptar nuk mund të ketë dy shtete. Kjo praktikisht do të thotë se kjo utopi duhet të përfundojë këtu – Kosova nuk është shtet.”

 

Dacic gjithashtu ka folur edhe për taksen 100%, duke e konsideruar si një dëshmi se Prishtina nuk dëshiron të bashkëpunojë.

 

“ Nëse nuk heqin tarifat, atëherë nuk do të ketë dialog të mëtejshëm dhe ne do të vendosim masa kundër tyre. Presidenti Vuçiç njoftoi se do të presim 6 muaj përpara e të kundërpërgjigjemi. Ata kanë një taktikë, që të veprojnë vazhdimisht në mënyrë të njëanshme. Ne nuk do të pranojmë nisjen sërish të bisedimeve nëse nuk hiqen tarifat dhe kjo është e pakundërshtueshme”

 

Duke folur për shkëmbimin  e territoreve, Dacic shtoi se ky është një problem tjetër që e bën edhe më të largët zgjidhjen e problemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *