Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se e dinte se presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk do ta mbante Samitin e Parisit derisa Kosova nuk e heq taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

 

Ndërkohë në lidhje me dështimin e takimit në Paris, Daçiç është shprehur se më i humur nga e gjithë kjo ka dalë presidenti Hashim Thaçi.

 

Gjatë një konference për shtyp me homologen e tij norvegjeze, Ine Marie Eriksen Soreide, është shprehur se kjo ishte një mundësi e mirë për të vazhduar dialogun.

 

“Vetëm kërkojmë që masat që janë pengesë për dialogun, në fakt, taksa, që është vendim politik dhe jo ekonomik, të hiqet para vazhdimit të dialogut. Për ne është shumë me rëndësi të arrijmë një zgjidhje”.

 

I pyetur nëse ekziston mundësia që së bashku me BE-në, SHBA-në dhe Rusinë, në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të përfshihet edhe Kina, Daçiç tha se deri më tani nuk ka paralajmërime për ndryshimin e formatit të dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *