Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç hedh poshtë kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për demarkimin e kufirit mes dy shteteve.

 

Kryediplomati serb ka thënë se nuk ka kufi midis Kosovës dhe Serbisë. Me Serbisë qendrore dhe Kosovës nuk ka kufi dhe nuk mund të ketë demarkim,ka thënë ai ndër të tjera.

 

Ministri i jashtëm serb ende s’ka arritur ta pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur. Ai ka deklaruar se “Kosova është shtet fiktiv”.

 

Daçiç përmendi edhe festimin e ditëlindjes së Bill Klintonit që u bë në Kosovë. Korrigjimin e kufijve si mundësi për zgjidhjen Kosovë-Serbi, së fundi po e përmend edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *