Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar këtë të enjte se  taksa doganore për Serbinë do të ulet vetëm nëse kjo e fundit e njeh Kosovën.

 

Deklarata e kryeministrit Haradinaj ka ngjallur reagime tek autoritetet serbe.

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur për “Sputnik”, se pas kësaj deklarate të Haradinajt duhet të reagojë bashkësia ndërkombëtare dhe ta tërheq edhe taksën që ka vënë Qeveria e Kosovës.

 

Shefi i diplomacisë serbe e ka quajtur çmenduri taksën e vënë nga Kosova,  dhe I ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë para se të bëhet vonë.

“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të frenuar çmendurinë që është nisur në Prishtinë derisa të jetë tepër vonë”.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por siç u shpreh ai, Beogradi është i gatshëm për dialog dhe për arritjen e një marrëveshjeje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *