Subscribe

Për herë të parë, edhe ministri I Jashtëm Serb, I cili ka lobuar vazhdimisht kundër njohjes së Kosovës, ka thënë për mediat në Beograd se “nuk ka kohë më të mirë për të zgjidhur problemin e Kosovës”.

 

“Situata është aktualisht e tillë sa që kemi një mundësi të mirë që çështjen e Kosovës ta zgjedhim duke bërë kompromis…Në këtë fazë kemi një situatë ku BE po kupton se shqiptarët janë problemi në arritjen e një kompromisi. Shqiptarët duan që ne ti njohim, plus nëse mund ta marrin Medvegjën, Preshevën (komunat në pjesën jugore të Serbisë qendrore), që do të ishte ideale për ta, në atë situatë do të hapet mundësia e një zgjidhjeje kompromisi. Nëse kemi dialog, duhet të keni një propozim në atë dialog”

 

Daçiç thekson se populli serb “duhet të jetë i sigurtë që Presidenti Vuçiç, i cili po kryen dialogun Beograd-Prishtinë dhe ai si ministër i jashtëm, qëndrojnë fuqishëm pas interesave kombëtare dhe shtetërore të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *