Subscribe

Pas lobimit të fortë të Beogradit zyrtar kundër hyrjes se Kosovës në UNESCO, Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, ka paralajmëruar se Serbia do të bëjë ç’është e mundur që të bllokojë anëtarësimin e saj edhe në kombet e bashkuara. Deklarata e numrit një të diplomacisë serbe vjen në një kohë kur zyrtarë të shteteve perëndimore kanë intensifikuar lëvizjet e tyre për pranimin e Kosovës.
“Na pret një luftë e fortë pasi Kosova këmbëngul të jetë pjesë e OKB-së dhe organizatave te tjera”, – ka thënë Daçiç.
Në fund të vitit të kaluar, Beogradi zyrtar hapi dy kapituj të rinj me Brukselin, ku në një prej të cilin nënvizohej se Kosova ishte kusht për avancimin e Serbisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. më herët, falë lobimit të Serbisë dhe aleatit të saj më të madh Rusisë, shteti më i ri në Ballkan, nuk siguroi votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e UNESCO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *