E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Daçiç: Deri në fund të vitit pesë vende do ta tërheqin njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se deri në fund të vitit pritet që “katër deri në pesë” vende në botë të tërheqin njohjen e Kosovës.

 

Kryediplomati serb këtë deklaratë e ka bërë si kundërpërgjigje për të dërguarin amerikan Mattheë Palmer në lidhje me rrezikun e sanksioneve ndaj Serbisë për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse.

 

Reklamë

Në një deklaratë për Televizionit Happy nuk kishte baza për vendosjen e sanksioneve sepse, siç deklaroi ai, “ne nuk jemi budallenj që të mos dimë se çfarë lejohet”.

 

Ndërkohë Palmer gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut pati dy mesazhe të qarta për Serbinë, nëse sanksionet që blejnë sistemin kundërajror rus S-400” dhe se Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë