Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i është përgjigjur Tiranës Zyrtare lidhur me mbështetjen e kësaj të fundit për Kosovën.

 

Kreu i diplomacisë serbe, tha se ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, po mbështet regjimin kriminal të Albin Kurtit, i cili është duke sulmuar serbët në Veri.

 

IVICA DAÇIÇ

MINISTRI I JASHTËM I SERBISË

Ajo nuk ia ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar që të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 12-44 dhe të gjitha dokumentet relevante, si dhe obligim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e të mos dërgojë njësite shqiptare të armatosura në veri dhe të mos arrestojë serbë vetëm se janë serbë.

 

Kryediplomati serb madje ka deklaruar se Tirana në vend ta shuajë zjarrin, po e inkurajon Kurtin për provokime të mëtejshme.

 

IVICA DAÇIÇ

MINISTRI I JASHTËM I SERBISË

Në vend që ta paralajmërojë të mos e kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon, ministrja shqiptare e inkurajon atë për provokime të mëtejshme. Prandaj ajo dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare mbajnë një përgjegjësi të madhe për gjithçka që po ndodh dhe mund të ndodhë në Kosovë.

 

Ministri i jashtëm i Serbisë ka përsëritur se Beogradi do të bëjë gjithçka për paqen, por po ashtu do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur popullin serb.

 

Një ditë më parë, Ministrja Xhaçka tha se Shqipëria është me Kosovën dhe i bëri thirrje autoriteteve të Serbisë, të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që po refuzojnë t’i largojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *