Subscribe

Ndërsa hyjme ne sallen e muzeut historik, duket sikur nodhemi në hapësirat e muzeve prestigjioze botërore që mbajnë veprat më të çmuara të artit ndër shekuj.

 

Ekpsozita “ Leonardo- Opera Omnia” ka sjellë 17 vepra te riprodhuara, ne përmasa reale dhe me rezolucion të larte te Leonardo Da Vinçit.

 

Drejtoresha e Institutit Italian te kulturës, Alessandra Bertini, tregon si lindi idea, dhe teknikat e realizimit te kësaj ekspozite.

 

Ekspozita do t’u japë mundësi vizitorëve që te njohin nga  afer detajet e veprava me te rendesishme të Da Vincit, duke nisur me Draken e Fundit, Xhokonden etj.

 

Ekspozita me 17 vepra te risjella të artistit të famshëm italian do te qëndrojë e hapur per vizitoret deri ne 10 Gusht ne Muzeun Historik Kombetar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *