Subscribe

Ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo e quajti shume optimist rekomandimin e Komisionit Europian per nisjen e negociatave te anëtarësimit. Një rrugëtim që sipas tij, do të ketë mbështetjen e plotë të Italisë.

 

“Jam optimist nga natyra, rekomandimi që favorizon Shqipërinë është shumë optimist. Është moment historik i rëndësishëm. Italia do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë. Shpresoj që gjithë vendeve anëtare të BE ta presim rekomandimin. Sa të jetë e munduar Italia do të bëjë avokatin e Shqipërisë në këtë vendim të rëndësishëm”

 

Por reformat sipas diplomatit Italian, duhen shoqëruar me rezultate konkrete, sidomos në fushën e drejtësisë.

 

“Të gjithë shqiptarët shpresojnë që drejtësia shqiptare të funksionojë. Ata që kryejnë krime të mëdha të gjykohen dhe kur janë fajtorë të dënohen. Peshq të vegjël apo të mëdhenj, ata që e thyejnë ligjin duhet të përballen”

 

Cutillio shtoi se sipërmarrësit italiane janë shumë të interesuar për te investuar ne Shqipëri, por ata i tremben korrupsionit.

 

“Jemi gati të forcojmë më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Sipërmarrësit italianë janë të interesuar për Shqipërinë. Në rastet kur ka pasur thyerje të ligjit italianët i janë drejtuar gjykatës. Ne duhet ta thyejmë korrupsionin, të gjejmë mënyrën që këto fenomene të mos përsëriten.”

 

Cutillio zhvilloi një takim me studentet e Universitetit te Gjirokastrës, me të cilët diskutoi mbi bashkëpunimin mes Italisë dhe universitetit me te madh ne jug te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *