E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çupi: Nuk futet Shqipëria në BE me borxhe e pa drita

“Lista të reja, halle të vjetra”, ishte tema e kësaj të enjte në Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.

E ftuar, kandidatja e PD-së në qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi tha se Shqipëria nuk mund të futet në Bashkimin Evropian me borxhe dhe pa ujë, duke kritikuar programin e socialistëve.

Çupi nënvizoi se në dyqanet e lagjes ka ende blloqe me shënime borxhesh.

Kandidatja e PD-së u shpreh se nga vendi ynë kanë ikur mjekë, teksa shtoi se shëndetësia është në nivele të frikshme.

 Pjesë nga biseda:

Çupi: Mos u tallni me shqiptarët. Thoni çfarë u bë me programin e 2013 (drejtuar Blerina Gjylameti). Çdo shqiptar është futur në BE, vetëm politika shqiptare nuk është antarësuar. Politika ka mbetur pa u futur. S’mund të futesh në BE Shqipërinë me borxhe dhe pa drita.

Muça: E ke Shqipërinë shumë më mirë nga aty ku ishte.

Çupi: Se ke fare më mirë, ty të kanë ikur mjekët. Shëndetësia është keq.

Muça: Ku ka qenë dhe ku është ka ndryshim të madh.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh