Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Frrok Çupi ka komentuar figurën e Bashës gjatë fushatës për të cilin u shpreh se është i dështuar.

Sipas Çupit, dështimi i Bashës nis që herët dhe ky i fundit nuk mund të ndërtojë as figurën e tij.

 

“Lul Basha, me keqardhje e them është i dështuar. Nuk ndërton dot as figurën e tij, as fitoren. E ka dështimin nga brenda, e ka dështimin që në vezë. Sa për aktivizimin e njerëzve në zgjedhje ka patur një frymë tjetër. Demokratët kishin 8 vjet pa parë Parlament. U larguan nga Parlamenti, nga pushteti lokal, nga gjithçka. Kishin një mish të huaj siç ishte LSI-ja, prej të cilët donin të shkëputeshin dhe praktikisht u shkëputën, u kthyen në Partinë Demokratike. Funksionoi përralla se nuk mundet një kryeministër të marrë 3 mandate. Realisht mendoj që një kryetar partie që motivin temelor e ka që ‘shiko kemi rradhën’ kjo do të thotë se është i dështuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *