E hënë, 19 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çuko: Jemi në prag të një skenari shumë të keq, pranë një konflikti botëror

Ish-ushtaraku Arben Çuko deklaroi në studion e “Quo Vadis” se sot bota është pranë një konflikti global ushtarak.

Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë gjithmonë në krah të SHBA-së, por njëkohësisht duhet të marrë masa për mbrojtjen.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Shqipëria në këtë konflikt?

Reklamë

Çuko: Ne, të vegjlit dhe të dobëtit, megjithëse jemi në NATO, kemi vetëm një rrugë, pazgjidhshmërisht me SHBA-në. Çështjet e moralit të luftës nuk na takojnë ne t’i diskutojmë. Ne duhet t’u japim mbështetje SHBA-ve, aq sa mundemi. Ana e dytë, shqetësuese për mua, është kjo: historia botërore e shteteve tregon që rendet e reja botërore krijohen dhe stabilizohen vetëm pas një konflikti të madh botëror.

Borakaj: Jemi në këtë pikë?

Çuko: Në skenarin më të keq, jemi në pragun e një konflikti të madh botëror. Janë ndarë blloqet. Ne duhet të shqetësohemi për skenarin më të keq të mundshëm. Në këndvështrimin tim është largimi i Amerikës nga Europa.

Borakaj: Çfarë vlere ka nëse SHBA largohet nga Europa?

Çuko: Largimi ushtarak i SHBA-së nga Europa dhe çuarja e të gjitha aseteve në Paqësor do ta linte Europën, dhe ne bashkë me të, me mangësi shumë të mëdha. Prandaj edhe Europa po nxiton të shtojë kapacitetet e saj ushtarake. Po ne çfarë duhet të bëjmë? Ua kam thënë: është rregulli numër një i marrëdhënieve ndërkombëtare — fuqia është baza e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Borakaj: Si mund të bëhet Shqipëria e fuqishme?

Çuko: E para, me bashkim politik në raport me rrezikshmërinë që kemi ne; dhe e dyta, me rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

Borakaj: E kemi mundësinë?

Çuko: Nuk e kemi aktualisht. Prandaj ne duhet të rrisim kapacitetet mbrojtëse, që nesër kushdo që të ndërmarrë një aksion kundër nesh, të mendohet dy herë.

Borakaj: Nëse ky skenar ndodh sot, s’do kishte asnjë frikë?

Çuko: Sot jo, sepse sot jemi pjesë e NATO-s. A mund të më tregojë dikush një aleancë të përjetshme ushtarake? Nuk ka. Edhe kjo aleancë ku jemi tani, besoj se shenjat janë dhënë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë